”Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në botë. Shkalla jonë e krimit është më e mirë se Britania e Madhe, Greqia apo Italia dhe sigurisht SHBA, me një nga normat më të ulëta të vrasjeve në Evropë. Industria e turizmit duhet të investojë sepse natyra dhe brigjet të lënë pa frymë. Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.- deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për Susanne Koelbl dhe Walter Mayr të gazetës së njohur gjermane “Der Spiegel”.
Lidhur me ktë deklaratë nga kryeministri Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook gazetari i njohur Ylli Dylgjeri.
Postimi i plotë nga Ylli DYLGJERI:
Me mire te vine Pensioniste se Investitore gjermane!!!
Rama nuk fton investitoret gjermane te vine ne shqiperi, po i fton Pensionistet !!!
Ja cfare i thote gazetes ne një intervistë për Der Spiegel: Kryeministri Edi Rama pranon se nuk mund të ndalojë ikjen e të rinjve por ndërkohë fton pensionistët gjermanë të kalojnë pleqërinë buzë detit shqiptar.
Dmth: te japim te rinj e te marrim pleq…dhe sherbimet ti bejne bangladeshas!
Si perfundim e ka kthyer kete vend ne nje azil te madh kombetar ku ka tre kategori pensionistesh:
nje kategori eshte ajo qe pret pensionin duke lozur domino (kjo esht me e madhja ne numer), kategoria e dyte esht ajo qe jeton me qera nga vendet e europes itali, norvegji, france, londer etj,
kategoria e trete, jane ata qe i kalojne ditet ne azil.
Duke mos pasur ide per punesimin e te rinjve u thote gjermaneve te vine te pleqerojne ketu se do te rrisi ekonomine duke jetuar dhe duke konsumuar makarona e pilaf.
Keshtu eshte kur vendin e ka mberthyer krimi, mafia, oligarkia, vllazeria, nepotizmi, miqesia dhe budallalleku.
Keshtu eshte kur vjedh zgjedhjet e hyn ne to me patronazhiste.
Keshtu eshte kur nuk ke Program ekonomik e zhvillimor.
Keshtu eshte kur nuk ke me Administrate Publike.
Keshtu eshte kur fton “haremin” per te drejtuar vendin.
Keshtu eshte kur klasa politike nga vjen Kryeministri nuk ndihet, por pasurohet, serviloset e nderton vila ne fshatra turistike.
Keshtu eshte kur blen Opoziten, Median.
Keshtu eshte kur nuk ke me Drejtesi, Prokurori e Gjykata.
Keshtu eshte kur ke nje President kukull.
Ne fund…keshtu eshte kur je i mesuar ne Akademin e Arteve, e kthen vendin ne Llixha per pensioniste.




