‘Pse e prish kot, gjithë ky burrë zotni’, Balluku replika me Spahon në Kuvend

0
35

Zv.kryeministrja Belinda Balluku replikoi gjatë seancës së sotme në Kuvend me deputetin Edmond Spaho.

Deputeti i PD ishte duke folur nga vendi në kohën që Balluku raportonte nga foltorja e Kuvendit lidhur me sulmet kibernetike mbi vendin tonë.

“Pse gjithmonë flet ndërkohë që unë të dëgjoj me vëmendje kur ti flet se kam respekt edhe për moshën, dhe eksperiencën e gjatë në kuvend. Pse e prish kot gjithë ky burrë zotni, unë gjithmonë të dëgjoj”, tha Balluku.

Teksa iu referua sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë, Balluku e cilësoi atë si të paprecedentë.

Zjarr Tv Ad