Wednesday, July 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Aksident tragjik në mesnatë, makina përplas 50 vjeçarin në Fier dhe largohet

Aksident tragjik në mesnatë, makina përplas 50 vjeçarin në Fier dhe largohet

0
79
Zjarr Televizion Adccccc

Një 50 vjeçar ka mbetur i vdekur në mesnatë në aksin rrugor Fier-Patos. Ai është përplasur nga shoferi i një mjeti, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë atje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve, si dhe identifikimin dhe kapjen e shoferit që shkaktoi aksidentin tragjik.

Fier / Informacion paraprak

Në datë 23.09.2022, në aksin rrugor “Fier-Patos”, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.

Zjarr Tv Ad