Alibeaj takohet me deputetin e CDU-së në Gjermani: Të vendosur që PD të ndjekë orientimin euro-atlantik dhe pro perëndimor

0
19

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në vijim të vizitës zyrtare në Gjermani, është takuar me deputetin e CDU-së, Knut Abraham.

Alibeaj shkruan në një postim në Tëitter se gjatë takimit kanë biseduar për situatën në PD por edhe të ardhmen e Shqipërisë.

Alibeaj shprehet se si forcë politike, PD është e vendosur për të ndjekur rrugën e drejtë me orientim euroatlantik dhe pro-perëndimor.

Postimi i Enkelejd Alibeajt në Twitter:

Takim i vlefshëm me një mik të mirë të PD dhe Shqipërisë. Ndamë hapur sot mendimet dhe qëndrimet tona me z. Knut Abraham për situatën në PD por dhe të ardhmen e Shqipërisë. Vlerësojmë, si gjithmonë mbështetjen e partnerëve tanë dhe bashkëpunimin me partitë simotra në EPP. E siguruam se jemi të vendosur në rrugën e drejtë që PD dhe opozita do ndjekë duke orientuar vendin në drejtimin euro-atlantik dhe pro-perëndimor.

Zjarr Tv Ad