Aktivistja Evi Kokalari, e cila ditët e fundit ka denoncuar procesin dhe zgjedhjet për kreun e FRPD, ka nxjerr një koment të Sekretarit Flamur Noka, i cili i thotë një qytetari se gara ka qenë transparente dhe s’ka pasur asgjë të dyshimtë.
“[…] asgjë të dyshimtë nuk ka. Transparente ka qenë gara e transparent procesi. Deri më tani nuk ka asnjë kontestim zyrtar. Portale të majta improvizojnë por unë dua të përgëzoj të gjithë kandidatët që zbukuruan garën”, është komenti i Nokës.
Evi Kokalari e ka shpërndarë këtë koment dhe i thotë Sekretarit të Përgjithshëm të PD se ai po i bën rininë dhe demokratët për budallenj.
“Flamur seriozisht PUSHO! Ju po bëni për budallenjë jo vetëm rinine, por demokratet dhe mediat qe ju ja kthyer te gjithe kunder se kanë sy, vesh dhe llogjikë”, shkruan aktivistja.




