Thursday, July 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kërkojnë rritje page, pedagogët mblidhen në protestë para universitetit Politeknik të Tiranës 

Kërkojnë rritje page, pedagogët mblidhen në protestë para universitetit Politeknik të Tiranës 

0
50
Zjarr Televizion Adccccc

Pedagogët janë mbledhur paraditen e sotme në protestë te Universiteti Politeknik i Tiranës.

Protesta kanë nisur prej orës 11:00 dhe numër i madh pedagogësh kanë nisur të mblidhen para kësaj godine.

Protesta është konceptuar të mbahet në formën e një forumi ndërkohë që para universitetit Politeknik është vendosur edhe një podium për mbajtjen e fjalës nga ana e pjesëmarrësve.

Çfarë kërkojnë pedagogët

• Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ;

• Të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023;

• Rivendosjen e shtesave mbi pagë për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratorë;

• Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune;

• Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë;

• Rivlerësimin e orës mësimore;

• Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare.

Zjarr Tv Ad