“Të ulemi bashkërisht”- Ndarja territoriale, deputetja e PD i përgjigjet Berishës: Jam e hapur për çdo dialog dhe rakordim të një drafti të gjithëpranuar

0
58

Bashkëkryetarja e Komisionit te Reformës Territoriale, Dhurata Çupi iu është përgjigjur thirrjes së Sali Berishës që deputetët demokratë “të ulen bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë”.

Dhurata Çupi u shpreh se drafti me 94 bashki i dorëzuar sot në kryesinë e Kuvendit bazohet në studimet më të mira të bëra për ndarjen territoriale, ndërsa shtoi se “janë të hapur për të bërë plotësime për të perfeksionuar reformën, si edhe për çdo dialog dhe rakordim të një drafti të gjithëpranuar.” 

Ajo shtoi se janë të gatshëm “të ulen përsëri për të bërë më të mirën për demokratët dhe të gjithë shqiptarët”.

“Drafti i cili u dërgua sot nga deputetët e Partisë Demomratike në kryesinë e Kuvendit për Reformën Territoriale bazohet në studimet më të mira të bëra për ndarjen territoriale. Objektivi ynë është që qytetarët të marrin shërbimin nga pushteti vendor. Sigurisht jemi të hapur për të bërë plotësime për të perfeksionuar reformën ndaj sigurisht jam e hapur për çdo dialog dhe rakordim të një drafti të gjithëpranuar.

Një takim për bashkimin e dy drafteve brenda deputetëve demokrat është bërë pak ditë më parë dhe sigurisht mund të ulemi përsëri për të bërë më të mirën për demokratët dhe të gjithë shqiptarët”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad