Tirana është kthyer në ‘ferr’ betoni, Silva Caka: Qeveria korrupsion me lejet e ndërtimit, i shërben pastrimit të parave

0
19

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një dalje për mediat ka thënë se Tirana është kthyer në një “ferr betoni” dhe se kjo i shërben vetëm pastrimit të parave të pista. Sipas saj “Qeveria po bën korrupsion me lejet e ndërtimit në kryeqytet, ndërsa shtoi se Tirana po shkatërrohet”.

Deklarata e plotë e Sekretares për Marrëdheniet me Publikun, Silva Caka:

Tirana është shndërruar në një ferr të vërtetë të betonit. Po kujt i ka shërbyer ky shkatërrim i Tiranës? 

Është fakt që ky shkatërrim i ka shërbyer pastrimit të parave të pista të trafikantëve, korrupsionit të qeverisë dhe krimit të organizuar. Çmimet skandaloze të apartamenteve, të pamundura për t’u arritur nga qytetarët, janë rritur 110% brenda 10 viteve. 

Banesa është bërë e pamundur për qytetarin e thjeshtë, pothuajse për gjithë jetën e tij. Faktet flasin vetë:

Në 10 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, çmimet e shtëpive janë rritur me 110%. Vetëm në vitin e fundit, çmimet e shtëpive në Tiranë janë rritur me 40%, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Europian, çmimet janë rritur me 48%, por për 12 vite.

Studimi i Indeksit Fischer tëÇmimit të Banesave, i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë, na thotë se në 6 mujorin e parë të vitit 2022, çmimet e shtëpive në Tiranë, janë 40% më të larta se çmimet që varionin në 6 mujorin e vitit 2021.

Një rritje e tillë vjen vetëm si pasojë e:

  1. Pastrimit të parave;
    2. Krijimit të monopoleve të ndërtimit nga kompanitë kliente të Qeverisë e Bashkisë;
    3. Korrupsionit me lejet e ndërtimit, ku paratë e paguara nën dorë për leje ndërtimi, shkojnë gati sa kostoja e ndërtimit.

Por, pasqyra më e pamëshirshme për këtë situatë kriminale dhe të lojës mafioze me çmimet e shtëpive, janëçmimet në Maqedoni dhe Kosovë. Diferencat janë shumë të qarta; në rast se në qendër të Tiranës çmimet arrijnë deri në 4000-5000 Euro/m2, në qendër të Shkupit varion nga 1400-1800 Euro/m2. Ndërsa në Tiranë, edhe në zonat më periferike çmimi shkon në 1200-1300 Euro/m2, në Shkup nuk i kalon 800 Euro. 

Saktësisht e njëjta situatëështë edhe në Prishtinë.

Është shumë e qartë për të gjithë Shqiptarët, që këto diferenca të mëdha lidhen vetëm e vetëm me qeverisjen e Tiranës dhe të Shqipërisë. Në Shkup e në Prishtinë qeverisin drejtues të përgjegjshëm e që zbatojnë ligjin, ndërsa në Tiranë dhe në Qeveri, qeverisin gjymtyrët e pastrimit të parave Veliaj e Rama.

Tirana nuk po banohet, por po shkretohet. Banimi në Tiranë është një mundësi e vrarë për qytetarët dhe një festë për pastruesit e parave. Në Tiranë çdo vlerë histrike dhe kulturore u shkatërrua dhe vazhdon të shkatërrohet, vetëm e vetëm nën urdhrin e pastruesve të parave, qeveritarë, trafikantë e kriminelë. 

Çdo ditë e çdo minutë që Tirana qeveriset nga Erion Veliaj dhe Edi Rama, do të jetë thellim i shkatërrimit të qytetit dhe i kthimit të tij në një ferr të vërtetë, ku qytetarët do të shikojnë si mundësi mbijetese vetëm largimin nga Shqipëria.

Shporrja e Erion Veliajt dhe Edi Ramës nga Tirana, do të thotë të shpëtohen qindra mijëra qytetarë nga kthetrat e hajdutëve pa shpirt, që vrasin shpresën dhe jetën e qytetarëve të Tiranës.

Zjarr Tv Ad