Wednesday, April 8, 2026
Ballina Aktualitet Diamanti ngjyrë rozë mbi 11 karat shitet për rreth 60 milionë dollarë,...

Diamanti ngjyrë rozë mbi 11 karat shitet për rreth 60 milionë dollarë, më shumë se dyfishi i çmimit të parashikuar

0
45

Një diamant mahnitës ngjyrë rozë është shitur për gati 60 milionë dollarë, më shumë se dyfishi i çmimit të pritur.

Guri i çmuar u shit për 58 milionë dollarë, të premten, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby’s. Por pritej që të blej për rreth 21 milionë dollarë.

Diamanti 11.15 karat, i quajtur “Williamson Pink Star”, është një nga diamantet më të pastra, më rozë të dalë ndonjëherë në ankand, sipas Sotheby’s.

“Zbulimi i një diamanti rozë me cilësi të çmuar është një dukuri jashtëzakonisht e rrallë, diçka që, me mbylljen e minierës Argyle, dukej diçka shumë e pamundur”, tha Wenhao Yu, kryetar i Jewellery and Ëatches në Sotheby’s Asia.

Më pas shtoi: “Çmimet për diamantet e mëdhenj rozë me cilësi të lartë mbi 5 karat janë rritur në mënyrë eksponenciale gjatë dekadës së fundit.”

Guri i çmuar iu vendos emri duke bashkuar atë të dy diamanteve të tjerë rozë, CTF Pink Star, i cili u shit për 71.2 milionë dollarë në vitin 2017, dhe diamanti “Williamson”, një diamant rozë i dhuruar Mbretëreshës Elizabeth II.

Diamantet rozë janë disa nga variantet më të rralla, sipas Sotheby’s, dhe është i veçantë për shkak të pastërtisë dhe qartësisë së tij.

Hong Kongu ishte ndalesa e fundit e diamantit pasi udhëtoi në një turne që përfshinte Dubain, Singaporin dhe Taipein

Zjarr Tv Ad