Ukraina ka ofruar një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për kapjen e terroristit rus Igor Girkin, i njohur ndryshe edhe si “Kasapi i Slovyanskut”.
Girkin është një kolonel në pension i FSB-së që mori pjesë në aneksimin e Krimesë. Ai quhet edhe Igor Strelkov dhe së fundmi Runov.
Në vitin 2014 ai ndihmoi në kapjen e ndërtesave administrative të Slovyanskut dhe shpalli Republikën Popullore të Donetskut.
Ai akuzohet gjithashtu për përfshirje në rrëzimin e Boeing MH17 malajzian mbi Donbass më 17 korrik 2014, i cili vrau 298 njerëz.
Sipas burimeve për Sky Neës, duke cituar mediat ukrainase, bëhet me dije se Girkin, i cili u kthye në Rusi në vitin 2014, tani është mobilizuar në ushtrinë ruse.




