“Vazhdohet me arrogancën se ligji për amnistinë do të kalojë”- Alibeaj në Komision: Parajsa kriminale do vijë në Shqipëri! I themi shqiptarëve merruni me krim se…

0
46

Deputeti i PD, Enkeled Alibeaj është shprehur se shqiptarët duhet të shkojnë një orë e më parë në Evropë, por kjo sipas tij, nuk ndodh nëse nuk dëgjohet zëri i opozitës dhe vazhdohet me “arrogancën e qeverisë se ligji për aministinë do kalojë”.

Alibeaj, gjatë fjalës së tij në Komisionin për Integrimin Europian, ku është e pranishme edhe ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann, theksoi se në këtë mënyrë Shqipëria kthehet në parajsë kriminale dhe se “u themi shqiptarëve merruni me krime”.

Alibeaj: “Ritmi me të cilin duhet të ecim është e rëndësishëm. Shqiptarët duhet të shkojnë 1 orë e më parë në Evropë. Duhet të dëgjohet proporcionalisht zëri i opozitës. Kjo nuk ka ndodhur, vazhdohet me arrogancën që ligji për amnistinë do kalojë.

Nuk do të thotë vetëm ca para me tepër për parajsën kriminale që do vijë në Shqipëri, i themi shqiptarëve merruni me krim, se në Shqipëri ju pranojmë t’a sillini këtë potencial. Të shkatërrojmë çdo lloj filtri për paratë që hyjnë për zgjedhjet vendore.

Kjo është shija e parë që ambasadorja duhet të marrë.”

Zjarr Tv Ad