Media britanike: Liz Truss mund të largohet brenda javës, Boris Johnson i hapet rruga për të drejtuar Britaninë e Madhe

0
74

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lizz Truss mund të largohet këtë javë, shkruan media britanike The Mirror.

Sipas këtij artikulli, konservatorët po komplotojnë hapur për të larguar kryeministren e vendit, e cila ka vetëm gjashtë javë që ka marrë drejtimin e vendit.

Theksojmë se katër ditë më parë Truss shkarkoi ministrin e Financave pas debatit për taksat. Po sipas kësaj medie britanke, besimi politik i qytetarëve ndaj Truss ka rënë ndjeshëm.

Prestigjiozja britanike ka zbuluar listën e kandidatëve të mundshëm që do të mund të zëvendësojnë kryeministren Liz Truss, mes tyre edhe ish-kryeministri Boris Johnson.

Në listë janë të përfshirë: Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace, ish kancelari Rishi Sunak, iish-kryeministri Boris Johnson, krahu i djathtë iJohnson, James Cleverly, Penny Mordaunt dhe kancelari Jeremy Hunt.

Zjarr Tv Ad