E frikshme/ Aeroplani privat përplaset në një banesë dhe përfshihet nga flakët! Vdesin të gjithë anëtarët në bord

0
140

Një aeroplan privat është përplasur në një shtëpi mbrëmjen e së premtes pranë një aeroporti në New Hampshire.

Raoportohet se të gjithë personat në bord kanë humbur jetën, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i tyre.

Megjithëse një pjesë e banesës u përfshi nga flakët, raporton se nuk pasur familjarë të lënduar.

“Nuk ka pasur të lënduar në ndërtesë. Fatkeqësisht ata në aeroplan kanë humbur jetën”, thanë zyrtarët e Keene, të cilët e përshkruan ngjarjen si një aksidentale.

Avioni Beechcraft Sierra u rrëzua në veri të aeroportit Keene Dillant-Hopkins pak para orës 19:00 të mbrëmjes së të premtes.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë përplasjen. Bordi i sigurisë së transportit do të mbikëqyrë hetimin dhe do të nxjerrë përditësime.

Zjarr Tv Ad