Fenomeni i korrupsionit ka prekur të gjitha shtresat e administratës”-Edlira Çepani:Të pangopur për të vjedhur, fatkeqsisht fenomeni është kthyer normë në Shqipëri

0
133

E ftuar në Syri Tv Edlira Çepani, aktiviste e shoqërisë civile, foli për fenomenin e korrupsionit që ka prekur të gjitha shtresat e administratës

“Sjellja të tilla normalizohen dhe kalojnë kufirin mund të anashkalohen. Vjedhjet kur fillojnë  e bëhen fenomene që në rastin ë shtëpisë së fëmijëve ose azilit të pleqve kalon në një fazë që kërkon zgjedhje.

Koha është të këpusim hallkën dhe secili nga ne duhet ta bëjmë këtë gjë, pasi perceptimi që këtë po e bëjnë të gjithë dhe përse mos ta bëj unë nuk të jep ty të drejtën të bësh të njëjtën gjë.

Rastet më të rënda janë kur vjedhja është kthyer normë është në shtresat në nevojë është makabre.

Këtu në Shqipëri është krijuar mendimi se të gjithë njerëzit që kanë në dorë diçka e shohin vjedhjen si normë.

Kjo shërohet vetëm nëse secili bën punën e vet duke refuzuar dhe larguar nga gjëra të tilla që të implikojnë në vjedhje vetëm kjo është mënyra e vetme. Është më mirë ta kërkojmë ata që na takon në rritjen e rrogës dhe jo ta marrim në mënyrën e gabuar duke vjedhur.”

Zjarr Tv Ad