Meta uron kryeministrin e ri Rishi Sunak: Britania e Madhe, faktor i pazëvendësueshëm i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

0
10

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Partia e Lirisë beson “në vijimin e angazhimit të dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor i pazëvendësueshëm për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë, shtetit ligjor, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

POSTIMI I PLOTE

Shumë urime dhe suksese z.Rishi Sunak për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe të rëndësishme të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe.

Një personalitet i spikatur dhe frymëzues, që jep shpresë për fuqizimin akoma më shumë, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve mes vendeve tona mike në interes të të dy popujve.

Partia e Lirisë beson në vijimin e angazhimit të dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor i pazëvendësueshëm për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë, shtetit ligjor, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zjarr Tv Ad