Sunday, April 12, 2026
Ballina Aktualitet Reshje bore në zonat malore, java nis me temperatura të ulëta, ja...

Reshje bore në zonat malore, java nis me temperatura të ulëta, ja si parashikohet të jetë moti

0
64

Java e ardhshme e cila përkon dhe me ardhjen e dimrit meteorologjik do të sjellë ndryshime nga dita në ditë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri në mesjavë do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet. Më tej, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar kryesisht në jug të vendit. Reshjet e dëborës, do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe.

“Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Ditën e mërkurë deri 4 ballë”, thuhet në njoftimin e SHMU.

Zjarr Tv Ad