Thursday, July 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Pesë automjete të Shërbimit Sekret që shoqëronin Joe Biden dhe familjen e...

Pesë automjete të Shërbimit Sekret që shoqëronin Joe Biden dhe familjen e tij janë përfshirë nga flakët! Mister shkaqet

0
91
Zjarr Televizion Adccccc

Automjetet e Shërbimit Sekret të Presidentit Biden, të cilat ishin marrë me qira u përfshinë nga flakë në një parking. Ngjarja ndodhi të hënën, një ditë pasi presidenti kaloi pushimet në Nantucket.

Biden e kaloi Ditën e Falënderimeve në ishullin e njohur në Massachusetts me familjen e tij javën e kaluar. Shërbimi Sekret mori me qira pesë automjete për të transportuar presidentin dhe familjen e tij dhe të pesë makina morën flakë.

Makinat të cilat u shkrumbuan janë një Chevy Suburban, Ford Explorer, Infiniti QX80, Ford Expedition dhe një Jeep Gladiator.

Automjetet ishin parkuar në aeroportin Nantucket dhe zjarri thuhet se u përhap vetëm 40 metra larg nga rezervuarët e karburantit. Për momentin nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin. Shtëpia e Bardhë është kontaktuar, por ende nuk ka një përgjigje, shkruan Fox News.

Zjarr Tv Ad