Saturday, July 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Lorenc Vangjeli tregon të vetmen mënyrë si mund të largohet Rama nga...

Lorenc Vangjeli tregon të vetmen mënyrë si mund të largohet Rama nga pushteti: Berisha…

0
110
Zjarr Televizion Adccccc

Gazetari Lorenc Vangjeli thotë se mënyra si reagoi Sali Berisha pas incidentit në protestë ishte ajo e një burri shteti. Por sipas Vangjelit, ai u kthye menjëherë në kostumin e vjetër.

“Brenda në kishë, Sali Berisha përmendi luftë pushtues. Pra fjalor luftarak. Në mesditën e së martës pas incidentit pamë një burrë shteti. Kërkoi të vazhdonte protesta paqësisht dhe mbajti gjithë turmën. Ishte akti i një burri shteti që e afron drejt pushtetit. Po shumë shpejt ai u rikthye në veshjen e mëparshme”, tha Vangjeli.

Vangjeli tha se e vetmja që mund të largojë Ramën nga pushteti është një opozitë e ndershme.

“Ka vetëm një mënyrë. Këtë mënyrë e përmendte Edi Rama para se të bënte publike marrëveshjen me Ilir Metën. E dimë që do na vjedhë, por vala e votës duhet të jetë më e lartë se diga e vjedhjes. Pra në pushtet nuk vjen dot duke mohuar, por duke pohuar e dhënë ide. Nuk mund të ketë ndryshim me një ofertë të ngjashme”, u shpreh Vangjeli.

Zjarr Tv Ad