Avokati Adriatik Lapaj tha në emisionin Barometri se politikat e gabuara dhe të paqëndrueshme kanë bërë që vendi ynë të vuajë kriza të njëpasnjëshme ekonomike.
Lapaj u shpreh se situata e krijuar për shkak të keqqeverisjes në vite ka bërë që njerëzit të vijojnë të largohen nga vendi, duke mos gjetur asnjë shpresë këtu
“Ne po shkojmë drejt një katastrofe sociale, njerëzit vijojnë të ikin. Këtu nuk ka asnjë shpresë. Problemi është te mënyra si është ndërtuar ekonomia, jonë pa një plan të qartë dhe pa konsensus. Gjithë jetën në këtë vend unë mbaj mend vetëm kriza. Gjithë vitet e jetës sime kam dëgjuar vetëm kriza. Këtu çdo qeveri që vjen bën politikat e veta, prish ato të mëparshmet, s’kemi një ekonomi me vizion të qartë”, tha Lapaj.




