E paprecedentë në një studio televizive, dy vajza përfshihen në debat të ashpër

0
53

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar pasditen e sotme në një studio televizive. Dy konkurrente në emisionin “Për’puthen” janë përplasur fizikisht me njëra tjetrën.
Në pamjet e transmetuara në puntatën e sotme njëra prej tyre godet tjetrën me shuplakë dhe debati në studio merr përmasa të tjera.

Bëhet fjalë për dy konkurrentet Irisi dhe Orsiola të cilat kanë nisur një debat për një nga djemtë. Pas takimit që Orsiola ka pasur me djalin në fjalë Donaton Irisi i është kthyer ish shoqes së saj dhe është afruar për t’u sqaruar.

Debati ka marrë përmasa të tjera, dhe Orsiola e ka qëlluar atë me shuplakë. Pas këtij episodi Irisi është larguar dhe diskutimi ka vijuar në studio me pjesën tjetër.

Dy opinionistët e programit kanë kritikuar ashpër sjelljen e Orsiolës.

Zjarr Tv Ad