Të shtëna në Shkodër, plumbi përfundon në xhamin e një banese. Detajet e para nga ngjarja

0
74

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Penda e Zallit”.

Burime bëjnë me dije për Panorama TV, se një person ka shkrepur armën dhe plumbi ka përfunduar në xhamin e një banese e cila nuk ka qenë objektiv për t’u qëlluar.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes ndërkohë që nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Tashmë pritet që policia të kryejë hetimet e plota për të zbardhur motivet.

Zjarr Tv Ad