Axhami: Pas rrëzimit të bustit të Mit’hat Frashërit janë …

0
36

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami, thotë se pas rrëzimit të bustit të Mit’hat Frashërit, dy ditë më parë te Liqeni Artificial, qëndrojnë komunistët. Në studion e lajmeve të MCN TV, Axhami tha se rasti ka karakteristikat e një akti vandal të qëllimshëm.

Në këtë vit që jemi, uroj që të jetë e rastësishme. Është e turpshme që një akt vandal i tillë të jetë i qëllimshëm. Por me atë që komunizmi i ka bërë vendit tonë, jam i bindur se ka dorë të fshehtë të falangave të komunizmit për të mos thënë të Sigurimit të Shtetit.

Në 98-vjetorin e asaj që njihet si triumfi i Legalitetit, Axhami tha se qeverisja e Ahmet Zogut i dha mundësinë vendit të orientohet drejt Perëndimit. Ndërsa shtoi se PLL po punon për një referendum të ri, me anë të të cilit do të pyeten qytetarët nëse e mbështesin idenë e një sistemi monarkik.

Pavarësisht si u shkrua historia pas ’44-s, sot historia flet drejt. Periudha e qeverisjes së Ahmet zogut ishte një nga periudhat më model. Ahmet Zogu erdhi në 1924, kur nuk kishte stabilitet ekonomik dhe juridik. Në vitin 1939 shqipëria u kthye pro Perëndimit dhe shumë institucione ishin të stabilizuara me një progress të dukshëm. Po të marrim anën ndërtimore, infrastruktura e Zogut është e dukshme. E drejta e pronës psh është implementuar në ligjet e sotme.

PLL është i vetmi subjekt politik në Shqipëri që ka në program kthimin në monarki. Ne pretendojmë dhe tentojmë një referendum të ri ligjor. Ne si subjekt politik i japim të drejtë dhe mbrojmë për gati një shekull se vetëm ky system do të krijoë stabilitet politike, ekonomik dhe shoqëror.

Zjarr Tv Ad