Çfarë po ndodh!! Forcat Speciale rrethojnë shtëpinë e Ervis Martinaj, dhjetëra furgonë e policë në Fushë Kuqe (FOTO)

0
136

Një operacion i gjerë i Policisë së Shtetit dhe i mbështetur nga Forcat Speciale RENEA, është duke u zhvilluar në zonën e Fushë Kuqes. Siç shihet dhe nga pamjet, dhjetëra furgonë dhe efektivë ndodhen në shtëpinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Biznesmeni i basteve rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe nga mbrëmja e datës 9 për të nuk ka asnjë informacion. Ka pasur raportime se është vetë-zhdukur për t’ju shpëtuar kundërshtarëve, ndërsa vetë familjarët kanë akuzuar shtetin se ka dorë në vrasjen e 40 vjeçarit.

Nuk dihet se për çfarë kanë shkuar sot Forcat Speciale në shtëpinë e Martinaj, por ajo që bie në sy është se në rrethimin e jashtëm – të filmuar me një kamera amatore – qëndrojnë në gatishmëri efektivë të veshur me jelek antiplumb, të armatosur e maskuar.

Zjarr Tv Ad