Deputeti socialist Erion Braçe shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta, dje, të Odhise Porodinit, kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ. Braçe e cilëson atë një patriot që jetoi dhe pa çlirimin e Shqipërisë.
“Mirenjohje, nder e respekt Partizan! Odhise Porodini lindi ne nje Shqiperi tjeter-ne ate te vitit 1930, lindi per te pare luften, u rrit me luften-ne lufte, ju bashkua luftes si femije, jetoi clirimin e Shqiperise si djale lufte; I luftes antifashiste nacional clirimtare, pjese e luftes se dyte boterore!
Ishte nder te paktet gjalle, djem te asaj lufte! Dje u shua, pas nje jete te gjate ne sherbim te Shqiperise, Atdheut, si idealist, patriot, i ditur, i drejte, i ndershem; Si partizan, si djale lufte!
Te gjithe do shuhen nje dite, lufta jo, heronjte e luftes jo, djemte e luftes jo! Per ta nuk qahet; ata duartrokiten”, shkruan Braçe, teksa ndan një foto me Porodinin.




