Monday, August 3, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Pranga efektivit në Tiranë, me makinë me xhama të zinj dhe drogë...

Pranga efektivit në Tiranë, me makinë me xhama të zinj dhe drogë i iku postbllokut dhe ofendoi kolegët (EMRI)

0
651
Zjarr Televizion Adccccc

Një efektiv i policisë rrugore është arrestuar në Tiranë pasi i është gjetur një sasi kanabisi.

Ngjarja ka ndodhur në muajin dhjetor, kur efektivi Renato Feri u pikas nga kolegët e tij duke ecur me shpejtësi tej normave me një makinë me xhama të zinj në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Në vend që të ndalonte, polici ka rritur shpejtësinë duke u larguar prej postbllokut. Por pak çaste më pas ka ndaluar mjetin dhe ka nisur të ofendojë kolegët e tij.

Mësohet se Renato është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Renato Feri është përjashtuar tashmë nga radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e kundërshtimit të forcave të policisë si dhe posedim i lëndëve narkotike.

Zjarr Tv Ad