Tuesday, April 21, 2026
Ballina Aktualitet “Ervis Martinaj do të jetë në shtëpi për Krishtlindje”, biseda mes të...

“Ervis Martinaj do të jetë në shtëpi për Krishtlindje”, biseda mes të burgosurve që ngriti në këmbë policinë

0
42

Kontrolli që u bë në prag të festave të fundvitit në shtëpinë e Vis Martinajt, sipas Poli Hoxhës ishte një show.

Gazetari tha në një intervistë për Euronews Albania se e gjitha u bë në kuadër të afatit që kryeministri Edi Rama i caktoi Rrumbullakut për gjetjen e të shumëkërkuarit Martinaj.

“Ishte normale që të gjendeshin disa gjëra që u gjendën atje, por që nuk ndihmojnë në këtë çështje,” – u shpreh gazetari.

Ai tregoi që ideja lindi nga një përgjim në një burgun e sigurisë së lartë ku një nga të burgosurit është dëgjuar t’i thotë të burgosurve të tjerë që Martinaj për Krishtlindje do të jetë në shtëpi.

Zjarr Tv Ad