VIDEO/ Aksident në Durrës, “Benz-i” përfundon sipër makinave të parkuara në bulevard

0
44

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Pamjet tregojnë se një automjet tip “Mercedes Benz” ka përfunduar sipër makinave të parkuara në bulevardin “Epidamn”, në qytetin bregdetar.

Mësohet se burimi i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e mjetit “Benz A Class”, që ka përfunduar sipër një “Benz”-i tjetër.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme material dhe policia nuk ka dalë ende me një komunikatë për shtyp në lidhje me ngjarjen.

Zjarr Tv Ad