Profesori u largua me kokën ulur nën peshën e një “mëkatari”, për t’ja lënë vendin një “personazhi” të BB

0
211

Nga Arian Sukniqi

Poshtë shtëpis time ndodhet një kafene e vogël ku ngahera aty pijmë kafenë e mëngjesit.!

Cdo ditë aty hasem me një kompozitor të jashtëzakonshëm ka shkruar opera balete muzikë filmash është dhe pedagog i dhjetra brezave.!!! Sot në mëngjes ndodhi një ngjarje e sikletshme.!

Profesori po pinte kafene vetëm në një tavoline dhe papritur kamarieri i vete dhe i thotë ta pintë kafenë shpejt sepse s’kish vend dhe aty do ulej një personazh nga këta të BB. U cua profesori dhe aty u ul pushtetshëm ky i BB nën salltanetet qe po i krijonin kamarieri dhe vetë pronari i lokalit !!

E thirra fort profesor hajde ulu këtu ku jam ulur unë !

Ai vec kthehu kokën ku dallova një fytyrë të skuqur dhe ca sy të xhamtë dhe u largua ashtu me kokën ulur nën peshën e një “mëkatari”.!!!

Ky është fshati ynë mendova ku fjalën e kanë marrë teveqelnia hajnia padituria dhe kurvnia.!!!

Ndaj mos llomotisni me komente dhe analiza programatike.! Kjo është corba që tash sa kohë e përgatitem të gjithë bashkë! Mos bzani ma por me lugë në dorë filloni dhe shijojeni.!

Zjarr Tv Ad