Ndërron jetë xhaxhai i Alda Klosit! Zyrtarja tha se ai i kishte dhënë 120 mijë eurot që iu vodhën nga pastruesja, familja e të ndjerit e mohon

0
909

Ka ndërruar jetë Ylli Çika, xhaxhai i zyrtares së kryeministrisë Alda Klosit të cilës i vodhën 120 mijë euro nga shtëpia e saj.

Çika humbi jetën pas përballjes me një sëmundje të rëndë. Nga deklarimet e bëra në polici, Klosi ka pretenduar se paratë që i vodhi sanitarja, ia kishte dhuruar xhaxhai i ndjerë.

Por, sipas A2CNN, familja e Ylli Çikës nuk ka pasur dijeni për deklarimet e Alda Klosit në prokurori dhe ka mohuar përfshirjen e tyre në këtë histori.

Zjarr Tv Ad