




Nga Erl Kodra
Mediat kanë publikuar vetëm akuzat nga “Dosja e Ramës” në Gjykatën e Washington DC. Pjesa tjetër e dosjes, domethënë provat që shpjegojnë gjithë ato pikat me rradhë, që mund të jenë përgjime, fotografi ose më keq akoma, dëshmi direkte të personave nën hetim, nuk kanë dalë në publik.
Që ta kuptoni më mirë; ato 225,000 dollarot nuk ka shanse të jenë shpifje të FBI, as të prokurorëve amerikan, por me 10000 % janë të shoqëruara me prova të dorës së parë se pse i janë dhënë këtij xhentellmenit. Lidhja e këtyre parave me Edi Ramën për të fundosur LulBravën dhe Partinë Demokratike janë të provuara. Nuk ka shanse qê tê ngrihet një akuzë e tillë, e pashoqëruar me prova.
Prandaj Edi Rama lëri cicmicet se kësaj rradhe nuk ka shanse ta kalosh lumin me batuta. Hetuesit amerikan nuk i impresionon as i intimidon dot me zhargon tënd idiot.




