Monday, August 24, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet ‘Lufta’ zhvendoset jashtë shtëpisë së Big Brother, Efi përplaset ashpër me motrën...

‘Lufta’ zhvendoset jashtë shtëpisë së Big Brother, Efi përplaset ashpër me motrën e Olta Gixharit

0
3877

Pas eleminimit nga shtëpia e Big Brother, Efi ishte e ftuar sot në “Big Brother Fan Club” për të folur për lojën e saj dhe raportin me banorët. Opinioniste e emisionit sot ishte pikërisht motra e Olta Gixharit, me të cilën Efi ka pasur shumë përplasje brenda shtëpisë.

Gerta Gixhari nisi të ngrinte menjëherë tonin e zërit me Efin dhe t’i kundërvihej për çdo përgjigje. Megjithëse tha se kishte ardhur si gazetare dhe s’do ta komentonte lojën e Oltës, ajo sërish tregoi “inatin” e saj për Efin si konkurrente dhe faktin që ajo ishte “grup” me Luizin.

Madje, një kakofoni u krijua në studio dhe dy vajzat patën një përplasje.
“Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti.”- i tha Efi asaj.

Ish-konkurrentja u shpreh se ishte i padrejtë eliminimi i saj.
“Mënyra sesi dola nuk ishte fare e këndshme. Dea ishte vetëm një ushtar, nuk e kam me të. Normal që e kam me Oltën.”
Gjithashtu ajo shtoi se i kishte dëgjuar të gjitha ofendimet, kërcënimet e bisedat horror në shtëpi, që nuk u transmetuan.

“S’më duket normale që jepen gjërat që Luizi thotë, ndërkohë që nuk jepen gjërat që fliten për të nga Dea dhe Amos (t’i lidhim, t’i djegim) dhe i japin moral pikërisht atij personi.”

Zjarr Tv Ad