Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një deklaratë të fortë për ish-ministrin Arben Ahmetaj, ndërsa pohoi se ky i fundit ka udhëtuar drejt Londrës, atje ku ndodhet kryeministri Edi Rama, për të bërë një marrëveshje me këtë të fundit.
“Mediat njoftojnë se tigri i korrupsionit ka luftuar në Londër për deal me Edi Ramën. Nuk mund të konfirmoj as të mohon të këtë udhëtim. Siguroj shqiptatët se Arben Ahmetaj është një nga personat kryesorë të megaaferë. Njëshi në këtë aferë është Edi Rama.
E kam thënë edhe e them, Edi Rama është njeriu që ka firmosur për kontratën me negociata të mbyllura në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe agjencinë kombëtare të prokurimeve publike. Edi Rama është njeri përgjegjës më kryesor sepse ka mobilizuar fondin rezervë të këshillit të ministrave për sipërmarrjen e tij të djegësave.
Ato para iu dhanë Lefterit, hajde t ‘i vjedhim së bashku por ti do kesh një pjesë të vogël se pjesën e madhe do e marrim ne të tjerët. Edi Rama 8 muaj para se të krijohej sipërmarrja e Mërtirit dhe Zotos i akodoid asaj me VKM bonusin prej 8 pikësh”, deklaroi Berisha.




