Sunday, August 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Behgjet Pacolli hap “GoFundMe” për t’i ardhur në ndihmë familjes Ademaj në...

Behgjet Pacolli hap “GoFundMe” për t’i ardhur në ndihmë familjes Ademaj në Pejë

0
57

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka hapur një llogari në “GoFundMe” për t’iu ardhur në ndihmë familjes Ademaj, ku humbën dy anëtarë në përmbytjet në qytetin e Pejës.

Përmes një postimi në Facebook, biznesmeni u ka bërë thirrje politikanëve dhe të gjithë atyrë që kanë mundësinë të kontribuojnë.

“Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht sadopak familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë!”, shkroi ai.

Mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën 5-vjeçari Drion Ademaj dhe e ëma e tij Mirsada Ademaj, si pasojë e përmbytjeve në Pejë të Kosovës. Nga vërshimet e ujit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale ndërsa kryetari i komunës ka kërkuar ndihmë të menjëhershme.

Zjarr Tv Ad