Sunday, August 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Makina del nga rruga në Maliq, dy persona dërgohen me urgjencë në...

Makina del nga rruga në Maliq, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

0
63

Një aksident ka ndodhur herët mëngjesin e sotëm, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në Maliq.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, tip “Benz” shtetasi L.D., dhe pasagjeri E. S., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 02.07.2023, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi L. D. dhe pasagjeri E. S., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

Zjarr Tv Ad