Tuesday, August 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Familja katër anëtarëshe rrezikon të mbytet, varka pëson defekt në gjirin e...

Familja katër anëtarëshe rrezikon të mbytet, varka pëson defekt në gjirin e Durrësit

0
49

Një familje me katër anëtarë kanë rrezikuar seriozisht të mbytet në gjirin e Durrësit, pasi mjeti lundrues (një varkë plastike) me të cilin ata kishin dalë në det për qëllime argëtimi, ka pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë nisur me mjet lundrues, drejt vendit të sinjalizuar.

Si rezultat i operacionit të shpëtimit, 4 familjarët u nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin, u nxor në breg duke u tërhequr nga mjeti lundrues i Policisë Kufitare.

Zjarr Tv Ad