Sunday, August 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Alma Kaçi sërish në SPAK! Ja për çfarë do merret në pyetje

Alma Kaçi sërish në SPAK! Ja për çfarë do merret në pyetje

0
391

Alma Kaçi, e cila u përfshi në një video-skandal ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin në zyrën e Bashkisë së Kukësit, është thirrur sërish sot (28 korrik) në Prokurorinë e Posaçme.

Ajo po merret në pyetje nga prokurorja e çështjes lidhur me videoskandalin, se kush e ka nxitur dhe si u organizua filmimi momentit seksual.

Alma Kaçi shihet teksa hyn në ambientet e SPAK e shoqëruar nga dy efektivë, e veshur me të zeza dhe kapele në kokë.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme (27 korrik) është marrë në pyetje edhe ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit në Durrës.

Zjarr Tv Ad