Wednesday, April 1, 2026
Ballina Aktualitet Në ekran dhe larg kostumit të politikanit, kush është deputeti që do...

Në ekran dhe larg kostumit të politikanit, kush është deputeti që do të marrë pjesë në “Dancing with the Stars”?

0
150

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi do ta shohim në një eksperiencë të re, “të zhveshur” nga kostumi i politikanit. Burime “Vip Magazine” bëjnë të ditur se deputeti demokrat ka pranuar që të jetë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”.

Ky spektakël do të drejtohet nga moderatorja Bora Zemani dhe pritet të nisë muajin e ardhshëm. Disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë: Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi, si dhe Eni Shehu.

Kujtojmë se vitin e kaluar fituese e spekaklit të kërcimit u shpall Sara Hoxha e cila shoqërohej nga balerini Luixhino Hala.

Zjarr Tv Ad