Tuesday, April 21, 2026
Ballina Aktualitet Kamioni përplas një ambulancë në Lushnje, ndërron jetë pacienti që po dërgohej...

Kamioni përplas një ambulancë në Lushnje, ndërron jetë pacienti që po dërgohej në spital

0
102

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pasi një kamion ka përplasur një autoambulancë në afërsi të qytetit të Lushnjes.

Për pasojë, pas përplasjes ka mbetur i vdekur pacienti që po transportohej me urgjencë drejt Tiranës.

Viktima është identifikuar të jetë Dashamir Koçaj, 77 vjeç, nga qyteti i Vlorës.

Përplasja ka ndodhur në kryqëzim të autostradës, Lushnje-Fier, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Zjarr Tv Ad