Monday, April 20, 2026
Ballina Aktualitet Ishin në tavolinë me viktimën, të plagosurit në Rrëshen ndodhen tek Trauma!...

Ishin në tavolinë me viktimën, të plagosurit në Rrëshen ndodhen tek Trauma! Morën plumb në gjoks, krah dhe shpinë, ja si është gjendja e tyre

0
196

Tre të plagosurit gjatë atentatit ndaj Martin Bardhit (Marku) ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Raportohet se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se personat e plagosur janë Olti Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi, ky i fundit djali xhaxhit të viktimës, Martin Bardhi.

Një nga të plagosurit ka marrë plumb në gjoks, tjetri ka marrë në krah, ndërsa i treti në shpinë.

Ata ndodheshin në tavolinë me viktimën dhe u kapën nga plumbat teksa po tentonin të largoheshin.

Zjarr Tv Ad