Opozita ka zbarkuar sot në Kuvend, duke bllokuar kështu nisjen e seancës plenare. Rreth 45 deputetë të opozitës janë futur më herët në sallë, ndërkohë që kanë krijuar kaos në Kuvend, për të bllokuar mbarëvajtjen e seancës, në shenjë kundërshtie.
Përplasjet në Kuvend vijnë pas përjashtimit të disa deputetëve të PD-së, por dhe refuzimi i kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore apo dhe bllokimin e reformës zgjedhore.




