Friday, April 24, 2026
Ballina Aktualitet Ryshfet dhe vende pune në këmbim të votës, SPAK nis hetimet për...

Ryshfet dhe vende pune në këmbim të votës, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun socialist

0
70

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për kryetarin e PS të Bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndonin për korrupsion zgjedhor.

Bëhet me dije se sot SPAK ka marrë në pyetje një qytetare, e cila dyshohet se i është ofruar ryshfet kundrejt votës. Po ashtu në denoncim thuhet pretendohet se funksionarë të kësaj Bashkie i kanë premtuar vend pune për djalin e papunë, në këmbim të votës në zgjedhjet e mbajtura në 14 maj të 2023.

Klement Ndoni u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Këlcyrës në zgjedhjet e vitit 2011 dhe mori një mandat të dytë në 2015-ën, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai fitoi me 50.42% të votave në garën lokale të vitit 2015.

Ai fitoi sërish zgjedhjet në 2019, si dhe zgjedhjet e majit të 2023. Ndoni ka fituar 4 herë mandatin për të drejtuar bashkinë e Këlcyrës.

Zjarr Tv Ad