Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur nga çadra ditën e somte lidhur me tërheqjen e kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e Kavajës.
Nuk kam ndërmend të zgjatem në këtë të vërtetë por dua të them se tërheqja e zgjedhjeve nga Edi Rama në Kavajë është vetëm rezultat i betejës dhe qëndresës suaj për të mos lejuar monizëm të diktuar nga droga dhe krimi. Asgjë tjetër nuk do të ndodhte përveç një gare fasadë. Pas presionit publik ata kandiduan përkëmbësin e Elvis Roshit. Bandat e krimit kishin bërë gjithçka gati për një masakër në Kavajë – tha Basha



