Policia ka arrestuar një 32-vjeçar nga Tirana pasi akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës.
I kërkuari është Amarild Tolja, 32 vjeç, banues në Tiranë që kërkohej në Itali pasi Gjykata e Torinos ka lëshuar urdhërin për arrestimin e tij dhe dërgimin për në Itali.
Tolja akuzohet për veprat penale ‘Pjesmarrje në organizatat kriminale me objekt trafikimin e llojit kokainë’.
Tashmë pritet ekstradimi i tij për në Itali.



