Dy turistë nga Austria të cilët kishin ardhur në vendin tonë për të kaluar pushimet, janë grabitur nga persona të paidentifikuar në Fushë Arrëz.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 kur dy turistët po pushonin buzë rrugës, ku janë grabitur nga personat e pa identifikuar ende nga polica.
Sipas policisë, shtetasve të huaj E. T, 54 vjeçe dhe bashkëshorti K. T, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, u janë marrë me dhunë një sasi parash prej 700 Euro dhe një telefon celular.
Policia shprehet se Janë ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.



