Monday, August 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina 360 grade Gramoz Ruçi zgjidhet Kryetar Kuvendi, rrjedhje votash nga PD për kryeparlamentarin

Gramoz Ruçi zgjidhet Kryetar Kuvendi, rrjedhje votash nga PD për kryeparlamentarin

0
561

Ka përfunduar votimi për Kreun e ri të Kuvendit.

Në përfundim të tij Gramoz Ruçi është zgjedhur Kreu i ri i Kuvendit me 80 vota pro, 40 vota kundër kurse 1 votë doli e pavlefshme.

Në votime morën pjesë 121 deputetë dhe vetëm 1 votë doli e pavlefshme, kurse 19 deputetët e LSI-së nuk morën pjesë në votime ashtu siç kishin paralajmëruar, edhe pse ishin të pranishëm në sallë.

Edhe pse deputetët e Partisë Demokratike kishin vendosur të mos merrnin pjesë në votimin për Gramoz Ruçin, një pjesë e mirë e tyre kanë marrë pjesë në votime.

Pas marrjes së postit, Ruçi ka mbajtur fjalën e rastit duke u zotuar të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën e vendit.

Zjarr Tv Ad