Krimet e Rënda kanë lënë në burg 28-vjeçarin, që vrau në mënyrë makabre babin e tij.
Bëhet fjalë për Selman Aliajn 28-vjeç, i cili masakroi për vdekje me çekiç të atin Fejzi Aliaj, 74-vjeç dhe më pas e hodhi në liqenin e Farkës.
Sherri mes tyre ka nisur kur Fejzi Alla i ka thënë djalit se ‘nusen do ta kemi përgjysmë’.
Gjatë seancës gjyqsore, Selmani ka rrëfyer se e ka goditur babain disa herë me çekiç dhe më pas e ka fshehur në bagazhin e makinës.
“Më pas e hodha në Liqenin e Farkës dhe u largova në Kukës”- tha i pandehuri Aliaj.
“Më fejuan me zor, unë doja të ikja në Gjermani te vëllai” – vijoi më tej ai. dëshmia e Selman.
Ndërkohë avokati mbrojtës i tij, Fran Dashi, ka kërkuar që klientit të tij ti bëhet ekspertiza psikike, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata.



