Dy persona nga Tirana janë asfikuar nga gazi në një hoteli në Maliq ku ishin akomoduar.
Bexhet Tresa, 56 vjeç dhe shtetasja me iniciale E. N., 49 vjeçe, mësohet se janë asfiksuar për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës.
Ata janë dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, por 56-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërsa 49-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.
Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




