Sunday, July 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Mes tensioneve dhe zhurmuesve të opozitës, mazhoranca miraton projektligjin për lojërat e...

Mes tensioneve dhe zhurmuesve të opozitës, mazhoranca miraton projektligjin për lojërat e fatit

0
73
Zjarr Televizion Adccccc

Mes tensioneve dhe zhurmuesve të opozitës, mazhoranca ka miratuar pr.ligjin për lojërat e fatit.

Ky projekt ligj kërkon shumicë të thjeshtë dhe më 72 vota pro dhe dy abstenim është miratuar, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar seancën.

Fillimisht kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi amendamentet për ndryshim dhe më pas u hodh votimi në tërësi.

Edhe kjo seancë, ashtu si të tjerat ka zgjatur për gati 12 minuta mes kaosit. Deputetë të opozitës zbarkuan në sallën e seancave plenare, ku duke i rënë bilbilave, penguan zhvillimin normal të Kuvendit.

I pranishëm në këtë seanca ishte edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili qëndroi vetëm disa momente dhe më pas u largua.

Sot ishte parashikuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, i cili ia kishte deleguar kompetencat ministres Spiropali, pasi vetë ndodhet në Bruksel. Por edhe kjo interpelancë nuk i zhvillua.

“Më vjen keq që u tërhoqët nga interpelanca me zonjën Spiropali. Ju njoftoj që kryeministri ndodhet në Bruksl dhe vjen në mesditë për takimin me Sekretarin e shtetit, zotin Blinken. Faleminderit”- tha Nikolla.

Zjarr Tv Ad