Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar detaje mbi masat e shtuara për mbikëqyrjen e zgjedhjeve të vitit 2025, duke theksuar se do të ketë një prani të shtuar të agjentëve hetues, prokurorëve dhe oficerëve të policisë në të gjithë vendin.
I ftuar në “Top Story”, Karamuço u shpreh se përveç prokurorëve të caktuar në qytete të ndryshme, hetuesit e BKH-së do të jenë të angazhuar ngushtë në monitorimin e çdo shkeljeje të mundshme zgjedhore. Sipas tij, SPAK ka përgatitur metoda të avancuara për të vëzhguar dhe dokumentuar parregullsitë, duke shmangur metodat tradicionale të mbikëqyrjes.
“Janë disa furgonë shohin e thonë erdhën erdhën. Teknikat që përdor SPAK janë shumë më të sofistikuara, nuk ka nevojë të kesh furgona për të bërë përgjime. Gjatë fushatës do të jenë të ndezura në maksimum. Edhe në Lezhë ka një prokurorë. Vlora ka tre. Ka agjentë e hetues të BKH-së, por bashkëpunohet me policinë.
Do të trajtohen nga OSBE për të bashkëpunuar. Është trajnim specifik, me afat të shkurtër kohor. Ka të bëjë me dallimin çfarë është krim zgjedhor. Ne nuk jemi mësuar për të pasur një grup kaq aktivë, mendoj që do të bien shumë në grackë se nuk jemi mësuar. Do të kapin shumë në grackë”, tha Karamuço.




