Investigimi/ Bashkia e Fierit ia hedh projektin e 2016 si ‘top’ Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe ‘del bllof’

0
52

‘Zjarr Televizion’ prej muaj po merret me një investigim në qytetin e Fierit. Bëhet fjalë për projektin “Rikonstruksioni i rrugës ‘Dervish Hekali’, i hapësirave përreth saj dhe rehabilitimi i fasadave.”

Pas përfundimit të këtij projekti, ne na ka ardhur një denoncim nga një qytetar, i cili shpreh shqetësimin se Bashkia e Fierit, godinën e ish-ATV-së nuk e kishte rikonstrukturuar, ashtu sikurse ndërtesat afër saj.

Gazetarja Greta Hoxha, prej muajsh ka dërguar kërkesë informacioni në këtë bashki, por përgjigja mezi erdhi.

Në përgjigjen e kthyer nga Bashkia Fier, citohet se ky projekt është realizuar dhe financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Gjë që është refuzuar nga ky i fundit.

Me një korrektesë dhe një përgjigje të kthyer brenda pak ditësh, Fondi Shqiptar i Zhvillimit na vë në dispozicion të gjitha projektet e realizuara nga ky institucion gjatë vitit 2016 dhe citon se ky projekt nuk është realizuar nga ata por nga Bashkia Fier.

Më posht të gjitha materialet e përftuara gjatë këtyre ditëve:

Përgjigja e Bashkisë Fier:

Emaili nga Fondi Shqiptar të Zhvillimit:

 

Projektet e realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në vitin 2016:

Vendimi nr. 10 date 10.03.2016

Ne na lind pyetja, pse Bashkia e Fierit ia hedh ‘topin’ dikujt tjetër dhe nuk mban përgjegjësitë e veta?

Zjarr Tv Ad